Qeveria serbe nis mbledhjen e jashtëzakonshme, diskutohet vetëm për Haradinajn
Sapo ka filluar mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë në të cilën temë kryesorë është vendimi i Gjykatës në Colmar për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt, i cili u arrestua para 1 jave në aeroportin e Bazelit
Menjëherë pas vendimit që u mor dje, kryeministri Serbisë, Aleksandar Vucic bëri thirrje për mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të flitet vetëm për Haradinajn, njoftojnë mediat serbe, transmeton Gazeta Express.
Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse. Kërkesën për arrestimin e tij e kishte bërë Serbia në vitin 2994,. Në të cilën Haradinaj akuzohet për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. /GazetaExpress