Qytetarët në Kosovë solidarizohen me popullin turk, ka filluar grumbullimi i ndihmave

Solidar me të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, po tregohen edhe qytetarët e Kosovës. Përmes një organizate kulturore turke në Prishtinë, ka filluar grumbullimi i ndihmave të ndryshme për qytetarët turq që pësuan nga lëkundjet e tokës.

Gatishmëria e qytetarëve për të kontribuar, sipas organizatorëve është shumë e madhe. Jëlldëraj Bajrami, organizator i aksionit për mbledhjen e ndihmave tregon se me ndihmën e vullnetarëve, kryesisht nxënës të shkollave po bëhet seleksionimi dhe paketimi i ndihmave ndërsa shpërndarja bëhet nga organizatat në Turqi.

Po mblidhen edhe para nga qytetarët e Kosovës. Qytetarët nga ana tjetër tregojnë se e kanë përjetuar rëndë dhe po mundohen të ndihmojnë me mundësitë e tyre. Aksioni i mbledhjes së ndihmave do të vazhdojë deri të shtunën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?