Rama anuloi mbledhjen, Kurti: Vendim i paarsyeshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se anulimi i mbledhjes së qeverive këtë të mërkurë në Gjakovë ka ndodhur nga homologu i tij, Edi Rama dhe për të një gjë e tillë është e paarsyeshme. Për gazetarët Kurti ka thënë se mbledhjet e dy qeverive nuk mund të zëvendësohen me takime të kryeministrave.

“Kjo mbledhje është përgatitur muaj më parë dhe me kryeministrin Rama ne jemi në kontakt dhe takohemi shpesh, mirëpo mbledhjet e dy qeverive janë diçka tjetër, nuk mund të zëvendësohen mbledhjet e qeverive me takime të kryeministrave për shkak se ne duhej të nënshkruanim 13 marrëveshje. Ka ndodhur një anulim nga ana e kryeministrit Rama e mbledhjes që është dashur të mbahet sot.

Në ditën e lidhjes së Prizrenit, 10 qershorin, 145 vjetori i kësaj ngjarje të madhe, të shtunën ne ishim në drekë dhe në ceremoni me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, të shtunën flisnim se si të mërkurën do ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Asnjë ministër nuk e ka bërë asnjë vërejtje për asnjërën nga marrëveshjet, gjithçka është dashur të shkojë si është më së miri por ky anulim u bërë nga ana e kryeministrit Rama, ndërsa anulimi i mbledhjes si duhet të quhet, nuk më përket mua”, tha Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?