Rama takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Ambasadori është filmuar teksa del nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku besohet se ka zhvilluar takimin me kreun e qeverisë shqiptare.

Hovenier ka qenë tejet i përfshirë si përfaqësues i SHBA-ve në situatën e krijuar muajt e fundit në veri të vendit me Serbinë, ndërsa Rama po ashtu është përpjekur të luajë një rol të rëndësishëm në marrëdhënien mes Prishtinës dhe Beogradit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?