Raporti – Integrimi, PE shqyrton progresin e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë
Parlamenti Europian do të shqyrtojë sot raportet për mbarëvajtjen e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.
Eurodeputetët pritet të votojnë sot për rezolutat e ndara për përparimin e Kosovës dhe Serbisë si dhe për situatën në Maqedoni.
Pritet që eurodeputetët gjithashtu të përshëndesin përmirësimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Parlamenti Europian gjithashtu do të bëjë thirrje për shtimin e përpjekjeve në implementimin e marrëveshjeve në kohë, si kusht për pranimin e vendeve në unionin europian.
PE më tej do të ndalet edhe në daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.
Migrimi, siguria dhe mbrojtja janë të tjera pika kyçe që do të diskutohen sot nga europarlamentarët.