Reagon Ermira Mehmeti: E vërteta e përgjimit erotik ndaj meje

Ermira Mehmeti, politikania më e diskutuar këtë javë në të gjitha trojet shqiptare, për shkak të shpërndarjes nga media mbarëshqiptare, të një regjistrimi telefonik mes saj dhe zv/kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, reagon për herë të parë pas skandalit.

“Nuk e kam bërë unë këtë telefonatë. Është pa sens. Është montazh”, thotë Ermira Mehmeti për dritare.net.

“Por e zbulova, kush e ka bërë, cili apo cila fshihet pas saj, kush e ka montuar dhe e denoncova ne Prokurori, në Shkup, këtë të hënë. Tani do më duhet të mendoj me kujdes çdo hap, ndërsa po pres nga prokuroria ta hetoje dhe të zbulojë arsyet e vërteta që fshihen pas këtij skandali”, vijon ajo.

Mehmeti shprehet se ky montazh ka dalë në media për herë të parë mes së shtunës dhe të dielës së javës së shkuar, por ajo është në dijeni të tij, prej janarit 2016, kohë kur kane nisur kërcënimet për të, kërcënime qe ajo i ka denoncuar të gjitha në Prokurori.

“Kërcënimet ishin të njerëzve të nëntokës, të cilët më shantazhuan”, shprehet Mehmeti.

Teksa ajo e ka denoncuar këtë të hënë montazhin dhe shantazhin. E ka bërë privatisht në Prokurori, jo në emër të BDI-së. Por është në kontakt dhe ka lajmëruar partinë që përfaqëson në parlament për situatën.

“Do dal nga kjo histori e shëmtuar dhe ju siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbuluar publikisht, kush pretendon të marrë përfitime politike, financiare, duke shantazhuar. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgjë për të fshehur”, e mbyll prononcimin e shkurtër, Ermira Mehmeti, politikania shqiptare, që sapo i ka hyrë një beteje të gjatë.

Ndërkaq Prokuroria e Shkupit, ka pranuar se ka nisur hetimet. Pritet që ajo të flasë pas ekspertizës së materialit të denoncuar nga Mehmeti.

 

 

SHKARKO APP