Referendumi në Maqedoni, pjesëmarrje e ulët dhe incidente të izoluara

Deri në orën 13:00 të kësaj të diele, kanë votuar në referendumin për emrin e Maqedonisë 261 mijë votues, ose 16% e tyre.

Dalja nëpër komuna sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor: “Komuna Aerodrom 18 për qind, Haraçinë 15.4. Butel 16.8 për qind, Gjevgjeli 19.55 për qind, Zhelinë 10.77 për qind, Kumanovë 16.15 për qind, Gostivar 12.25 për qind, Negotivnë 15.25, Studeniçan 13.68 për qind”.

Dita sipas KSHZ-së ka kaluar me disa incidente të vogla dhe nuk ka prishje serioze të rendit dhe qetësisë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se deri tani janë paraqitur 4 incidente të izoluara për të cilat janë ndaluar së paku 4 persona. Zëdhënësi i Policisë Toni Angellovski bëri thirrje që të rruhet rendi, qetësia dhe fshehtësia e votimit. Sipas tij, çdo shkelje e rregullave do të sanksionohet nga pjesëtarët e policisë.

AngellovskiNga hapja e vendvotimeve e deri tani janë regjistruar 4 incidente. Në qendrën e votimit në shkollën fillore Llazo Angellovski në Novo Lisiçe në Shkup, kur K.ZH 23 vjet e ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke fyer qytetarë dhe më pas edhe ka sulmuar zyrtarë të policisë. K.ZH është ndalur menjëherë ndërsa tani gjendet në stacionin policor në Aerodrom. Gjithashtu është lajmëruar një rast për një 80 vjeçar në Zubovcë të Gostivarit i cili ka paraqitur se është fyer në lidhje me referendumin nga 64 vjeçarja S.M. S.M është thirrur në stacionin policorë dhe po punohet në qartësimin e këtij rasti. Kemi një rast edhe në Strugë ku nga një ndërtesë që gjendet afër shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci”, është lajmëruar fotografim me telefon celular nga një person që është gjendur në ballkonin e kësaj ndërtese. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe personi është dërguar në stacionin policorë të Strugës. Ne bashkëpunim me Prokurorinë Themelore po punohet në zbardhjen plotë të rastit. Kemi edhe një rast tjetër në Shtip, ku B.O nga Shtip ka lajmëruar se kur ka dërguar ushqim për këshillit zgjedhor është fotografuar dhe ofenduar nga personi E.S. I njëjti është thirr në stacionin policorë.

SHKARKO APP