Referendumi në Maqedoni, pjesmarrja e votuesve deri në orën 15:00 është 22.5%
Në Maqedoni po zhvillohet referendumi për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, i cili është vlerësuar si historik për të ardhmen euroatlantike të vendit.
Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 15.00 në votime kanë dal 22.05 për qind e trupit të përgjithshëm votues.
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.
Në një komunë të Shkupit një person ka depërtuar në një vendvotim dhe ka fyer anëtarët e komisionit zgjedhor dhe të pranishmit e tjerë, por gjendja është qetësuar pas ndërhyrjes së policisë e cila ka ndalur personin në fjalë. Ka pasur edhe disa parregullsi të vogla, por pas që janë mënjanuar pas ndërhyrjes së organeve përgjegjëse.
Rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote janë ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”./REL/