Referendumi në Maqedoni. Propaganda për bojkot, rrezik për vendin dhe rajonin

Zv.Kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, se në prag të referendumit të 30 shtatorit pritet të intensifikohet propaganda për bojkot. “Kemi informacion që 500 mijë broshura do të hidhen nga ajri në qytetet e Maqedonisë me mesazhe kundër referendumit”- u shpreh Osmani në RTSH, ndërsa tha se qeveria është e përgatitur për t’u përballur me këtë situatë.

Ndërsa analisti Xhelal Neziri tha në RTSH se fushata kundër referendumit është shtrirë përtej rrjeteve sociale. “Flitet edhe për media të sponsorizuara nga Rusia që po nxisin qytetarët të bojkotojnë referendumin”- u shpreh Neziri.

Ish ambasadori I Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku foli në RTSH për ndikimin rus në refendum si një përpjekje për ta mbajtur Maqedoninë dhe rajonin në një zonë të mjegulluar. “Dështimi I referendumit do të ishte një rrezik shumë I madh, hapja e një kapitulli shumë dramatik për vendin, do të dekurajonte edhe të gjitha proceset pajtuese në rajonin e Ballkanit”- tha Çejku në “Përballë”.

Nëse ky referendum do te jete I suksesshëm, ky sukses do te reflektohet ne vendet e rajonit. Sepse gjithë vendet e rajonit kanë vetëm një rrugë, integrimin ne BE. Por politizimi i tejskajshëm po e dëmton procesin.”- u shpreh Xhelil Neziri, ish ministër në Maqedoni.

Pyetja që u drejtohet qytetarëve në referendumin e 30 shtatorit është “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Ky moment konsiderohet historik për Maqedoninë pasi është përckatues për integrimin e saj euro-atlantik.

SHKARKO APP