Refugjatët arratisen nga kampi në Greqi, dhunë ndaj policisë (FOTO)

Qindra refugjatë sirianë kanë dalë jashtë zonës ku po mbaheshin në kampin Diavata të Selanikut dhe kanë tentuar të largohen për të vazhduar më pas rrugën drejt Europës Perendimore. Pas kësaj situate ka reaguar menjëherë polica greke e cila ka tentuar të mobilizojë refugjatët dhe ti kthejë sërish në kamp.

Ndërhyrja e policisë ka acaruar situatën pasi refugjatët nuk kanë pranuar tu binden urdhrave të tyre, madje kanë qëlluar ndaj policisë me gurë dhe sende të forta. Nga ana tjetër policia greke është përgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e refugjatëve që po tentonin të largoheshin drejt rrugës Allied e cila është mbyllur me tela.

Një reagim për këtë situatë ka bërë edhe ministri grek i migracionit, Nick Ragos, i cili ka theksuar se autoritetet po mundohen ti bindin refugjatët të kthehen në shtëpitë e tyre.

SHKARKO APP