Refuzohet azili, Suedia gati të rikthejë mbi 80 mijë emigrantë
Suedia do të rikthejë mbi 80 mijë emigrantë që kanë kërkuar azil në këtë shtet dhe që kërkesa i është refuzuar.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Anders Ygeman i cili ka shpjeguar që fluturime charter do të organizohen për të riatdhesuar emigrantët që kanë shkuar në këtë shtet në kohë të ndryshme.
Në vitin 2015 Stokholmi ka marë 163 mijë kërkesa për azil. Në Suedi kanë shkuar emigrantë edhe nga Shqipëria, dhe ata të cilëve u është refuzuar azili pritet të jenë pjesë e këtij fluksi që do të rikthehen.
Ndërkohë Londra ka lajmëruar se do të pranojë fëmijë që vijnë nga Siria me kushtin që të mos kenë kaluar tranzit në asnjë vend tjetrë të BE.
Britania e Madhe ka dakordësuar me OKB për të identifikuar raste të veçanta të minorenëve që vijnë nga Siria dhe nga vende të tjera të konfliktit.
Kryeministri Cameron ka bërë gati planin për të pranuar 3 mijë minorenë. Ndërkaq Maqedonia ka mbyllur kufijtë me greqinë për emigrantët dhe klandestinët. Gati 2 mijë e 600 emigrantë janë bllokuar në territorin grek.