Emri i ri për Maqedoninë. “Republika e Maqedonisë Veriore”

Athina dhe Shkupi duket se kanë rënë dakord për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë.

Mediat greke dhe ato maqedonase kanë shkruar se dy kryeministrat, Tzipras e Zaev, janë dakordësuar që emri i ri të jetë “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Gjetja e gjuhës së përbashkët është bërë e mundur gjatë bisedës telefonike që patën dy kryetarët e qeverive respektive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikat e tjera të marrëveshjes kanë të bëjnë me gjuhën, nacionalitetin, ndryshimin e kushtetutës, si dhe afatet kohore për këto ndryshime, por edhe të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, në marrëveshje do të thuhet qartë se emri do të jetë “erga omnes”, për t’u shmangur mundësia e një emërtimi të dyfishtë tjetër për jashtë vendit. Marrëveshja, nëse do të firmoset, duhet ratifikuar nga të dy parlamentet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?