Rexhep Selimi në Hagë: Kam frikë vetëm nga padrejtësia

Rexhep Selimi ka mohuar akuzat e Prokurorisë Speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai u shpreh se aktakuza është e pabazuar në fakte dhe argumente.

“Nuk kam të bëj me krimet e pretenduara. Jemi këtu përballë një aktakuze që ende vazhdojmë ta konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente”, tha Selimi. Ai u shpreh në Hagë se luftën nuk e zgjodhën, por ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesë si komb dhe shoqëri.

“Lufta nuk është e mirë asnjëherë dhe për askënd. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion. Ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb dhe si shoqëri. Shtypja vazhdonte kundër popullatës shqiptare në Kosovë. Serbia kreu dhjetëra masakra pa kursyer fëmijë, gra dhe pleq”, tha Selimi.

SHKARKO APP