Rezultati katastrofik në zgjedhje, Nikola Gruevski dorëhiqet nga drejtimi i VMRO-së
Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë VMRO DPMNE, e cila ka qeverisur Maqedoninë deri para qershorit të këtij viti kur drejtimin e vendit e mori Lidhja Social Demokrate e kryeministrit aktual, Zoran Zaev.
Gruevski i cili i kishte marrë drejtimin e VMRO DPMNE-së në vitin 2003, i paraqiti dorëheqjen e parevokueshme, Komitetit Drejtues të partisë për shkak të rezultatet të dobëta në zgjedhjet lokale të muajit të tetor.
Nga 80 komuna, kjo parti arriti të fitojë vetëm se në pesë prej tyre duke shënuar rezultatin më të dobët që nga vendosja e pluralizmit.
Kryetar i ri partisë më të madhe të opozitës do të zgjidhjet në kongresin e jashtëzakonshme pas dy javësh.
Për kreun e ri të partisë përmenden disa kandidatura të mundshme, si deputetët Ilija Dimovski dhe Antonio Mislloshoski, ish Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ish Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Dimitrov, Hristijan Mickovski, por edhe emri i ish Kryetarit të partisë, Lubço Georgievski.
Largimi i Gruevskit nga partia ndodhë në momentin kur ai dhe shumë personalitete tjera të saj po përballen me procese gjyqësore për vepra të rënda penale.
Ndaj Gruevskit po zhvillohen së paku katër procese për mashtrime zgjedhore, kurdisje tenderësh, porositje të dhunës ndaj zyrtarëve të LSDM-së e vepra tjera.