Rifillojnë sërish zjarret në Greqi/ Autoritetet evakuojnë turistët për të shmangur tragjedinë

Zjarri i rënë dje në ishullin grek, Elafonissos, i cili dukej se po shuhej, ka rifilluar përsëri për shkak të erës së fortë.

Për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundëshme, autoritetet vendase kanë evakuar turistët.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan 90 zjarrfikës, gjashtë aeroplanë dhe tre helikopterë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elafonisos, një ishull rreth 19 kilometra katrorë, i njohur për plazhet me rërë, ka një popullsi prej rreth 350 personash, por vizitohet nga mbi 3 000 turistë çdo ditë gjatë verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë favorizuar rënien e dhjetëra zjarreve që nisën të premten në të gjithë Greqinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?