Riker: Kompromise për një Ballkan evropian

Diplomati amerikan Filip Riker dërgoi mesazhe të pajtimit dhe zgjidhje të marrëdhënieve ndërfqinjësore mes vendeve të Balllanit Perëndimor sipas shembullit të Marrëveshjes së Prespës. Riker, në një konferencë në Shkup, theksoi se Uashingtoni angazhohet për integrimin euroatlantik të rajonit, por vendet e rajonit duhet të punojnë për vlera demokratike dhe udhëheqje të përgjegjshme.

“Të ballafaquar me vlera të brendshme dhe të jashtme ne duhet të mbetemi të fokusuar në punën e transparencës së qeverisë, sundimin e së drejtës, lirisë së mediave dhe shoqëri civile të avancuar. Këto janë shtyllat e domosdoshme që të krijohet një rezistencë më e madhe ndaj ndikimeve malinje nga aktorët e jashtëm, që përpiqen ta mbajnë Ballkanin të ndarë”.

Diplomati amerikan u ka bërë thirrje edhe njëherë autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë  taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut.

“Pjesë e gjithë kësaj duhet të jetë tërheqja e taksave për mallrat serbe dhe boshnjake. Kam një mesazh për qytetarët e Kosovës. E kuptojmë frustrimin tuaj dhe dëshirën që ta kontrolloni fatin tuaj. Por, ne nuk kërkojmë hënën, vetëm tërheqjen e kufizuar të taksës”.

Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takime me krerë të institucioneneve të vendit dhe me liderë të partive politike.

Filip Riker ishte ambasador i SHBA-së në Maqedoni gjatë periudhës 2008-2011. Kjo është vizita e tij e parë në vend pas paralajmërimeve se do ta marrë funksionin e ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi.

SHKARKO APP