Rikthehen protestat kundër Vuçiç

Pas festave të fundvitit në Serbi kanë rinisur protestat kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç. Me sloganin “një nga pesë milionë”, protestuesit kanë kërkuar liri për mediat dhe që t’u jepet fund sulmeve ndaj gazetarëve dhe opozitës.

Protestuesit kërkojnë që televizioni publik të raportojnë më shumë zhvillime sa i takon opozitës si dhe hetime të thella të sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve të opozitës.

Protestat në Beograd u nxitën një incident i ndodhur në muajin nëntor ku politikani opozitar, Borisllav Stefanoviç, u sulmua nga një grup personash me maska në Krushevc, qytet në jug të Serbisë.

SHKARKO APP