Rivotimi në Maqedoni, rifiton Gruevski

Është rivotuar këtë të diel në Terracë, një qendër votimi në Maqedoni ku 2 javë më parë pati parregullsi. Nga votat e nxjerra nga kutitë vëzhguesit e “CIVIL” thonë se jo-zyrtarisht, VMRO ka 149 vota dhe LSDM ka 245 vota. BDI, PDSH, ALEANCA PËR SHQIPTARËT kanë nga 1 votë ndërsa 1 fletëvotimi është e pavlefshme.

Deri më tani, jo-zyrtarisht kanë votuar 402 persona. Votimi ka qenë i qetë dhe pa incidente. Sipas AlsatM me këto rezultate nuk pritet të ketë ndryshim rezultati pasi LSDM e Zaev pretendonte të merrte nga VMRO-DPMNE një deputet për tu barazuar me nga 50 deputetë.

SHKARKO APP