Rrëmbimi i 3 efektivëve, policia e Kosovës: Ka ndodhur brenda territorit tonë, na thanë se persona të maskuar…

”Tre oficerët e policisë janë rrëmbyer nga serbët brenda territorit të Kosovës”, u tha në një deklaratë zyrtare policia e Kosovës. Po ashtu u theksua edhe se efektivët kishin parë persona të armatosur dhe kishin kërkuar njësi shtesë. Në momentin që njësitë shtesë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë gjetur vetëm makinën dhe jo efektivët e policisë.

”Tre policët kanë parë persona të maskuar dhe kanë dhënë informacione për njësitë shtesë. Kur kanë mbërritur kanë gjetur vetëm veturën e makinës së policisë dhe jo oficerët.

Sa i përket çështjes që ata thonë se janë në territor të Serbisë, unë ju them që ata kanë qenë në një pikë statike duke parandaluar futjen e gjërave ilegale në territorin e Kosovës. Kanë parandaluar një shfytëzim të rrugëve që përdorte Serbia. Vendi ku ka ndodhur është brenda territorit të republikës së Kosovës”,-tha një prej zyrtarëve të policisë së Kosovës.

SHKARKO APP