Rrëzohet avioni i ushtrisë greke, vdes piloti, një tjetër shpallet i zhdukur
Një fluturim trajnues i ushtrisë greke përfundoi në tragjedi në Greqi.
Mediat greke raportojnë se avioni T-2 u rrëzua në një zonë të pyllëzuar në Spartë.
Si pasojë e këtij incidenti piloti ka mbetur i vdekur, ndërsa bashkëpiloti është zhdukur.
Avioni po udhëtonte në një lartësi prej 800 metrash. Dy pilotët u munduan të shpëtonin dhe u hodhën nga mjeti fluturues pasi u shfaq një avari.
Autoritetet greke kanë nisur një hetim për këtë rast, për të zbuluar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.