Rrëzohet palma dhe zë çiftin e bashkëshortëve poshtë, vdes burri
Rrëzimi i një peme ka rezultuar fatale për një çift në Selanik. Burrë dhe grua po punonin në kopshtin e oborrit të shtëpisë, kur një palmë aty u rrëzua duke i zënë poshtë.
Drejt vendit të ngjarjes mbërritën menjëherë dy makina zjarrfikëse dhe 6 zjarrëfikës, të cilët ndërhynë për nxjerrjen e tyre.
Gruaja fatmirësisht shpëtoi dhe u dërgua me urgjencë në spital për ndihmën e parë.
Ndërsa për bashkëshortin e saj 59-vjeçar ishte tepër vonë, plagët e shumta që kishte marrë i shkaktuan vdekjen.