Rrëzoi bindshëm Tsiprasin, sot betohet kryeministri i ri i Greqisë

Kur janë numëruar 99,84% të votave, Demokracia e Re ka siguruar bindshëm dominimin dhe fitoren në garën për të drejtuar Greqinë.

Demokracia e Re ka marrë 39,85% të votave ose thënë ndryshe 158 deputet. Partia SYRIZA e Alexis Tsipras ka marrë 31,53% ose 86 ulëse në parlamentin grek. Partia e tretë renditet PASOK me 22 ulëse në parlament. Ndërsa Agimi i Artë përfundimisht ka mbetur jashtë.

Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i ri i Greqisë, ka shërbyer në krye të opozitës që nga viti 2016 dhe tashmë ia arriti që të rrëzojë Tsiprasin dhe të marrë drejtimin e Greqisë. Ndërsa ditën e sotme rreth orës 13:00 do të bëjë edhe betimin e tij si kryeministër. Për këtë fitore është uruar edhe nga kryeministri aktual i Greqisë, Alexis Tsipras. Në një status të gjatë në rrjetet sociale ai është përshëndetur me qytetarët grek për herë të fundit si kreu i qeverisë, e ndërsa ka zbuluar edhe se ka telefonuar Mitsotakis menjëherë pasi fitorja e tij u konfirmua.

Që nga zgjedhjet e vitit 2015 Demokracia e Re i ka dyfishuar ulëset në Parlamentin grek. Nga 75 që kishte tashmë ka 158, kurse nga ana tjetër partia SYRIZA e Alexis Tsipras ka humbur 59 vende dhe tashmë do të ketë 86 deputetë nga 145 të zgjedhur në 2015.

Partia e katërt KKE do të ketë 15 deputetë, pikërisht të njëjtën prani parlamentare si në zgjedhjet e mëparshme.

Të ardhurit në parlamentin grek do të jenë “Zgjidhja Greke”, e cila do të përfaqësohet nga 10 deputetë dhe “Dita 25” me 9 deputetë.

Rezultati:

Demokracia e Re – 39,85%

SYRIZA – 31,53%

KINAL – 8,10%

KKE – 5,30%

Zgjidhja Greke – 3,70%

Day 25 – 3,44%

ATHEX – 2,93%

 

SHKARKO APP