Rritet numri i baballarëve në Maqedoni që e shfrytëzojnë pushimin e lindjes

Statistikat e Fondit për siguri Shëndetësore të Maqedonisë, tregojnë se numri i baballarëve që shfrytëzojnë të drejtën e pushimit të lindjes, është gjithnjë e në rritje.

Këta baballarë, këtë të drejtë e shfrytëzojnë që të kujdesen për fëmijët e tyre foshnja të porsalindur, në procesin e ushqyerjes dhe kujdesit tjetër specifik për fëmijë.

Sipas Fondit për siguri Shëndetësore të Maqedonisë, tani baballarët dalëngadalë po zëvendësojnë nënat në interesin që tregojnë që të kujdesen për fëmijët e tyre, transmeton Zhurnal.

Në gjashtë mujorëshin e parë të këtij viti, sipas statistikave të fondit këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 27 burra (baballarë), që paraqet një rritje drastike në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas ligjit për Punë dhe Politikë Sociale dhe sipas ligjit për Pushime vjetore, nëse një çift punojnë nën një ombrellë administrative kanë të drejtën e zgjedhjes se kush do të merr pushimin. Në këtë rast ”ombrellë administrative” është puna në punë shteti apo edhe ndonjë ndërmarrje private ku punojnë bashkëshortët.

Rritet numri i baballarëve në Maqedoni që e shfrytëzojnë pushimin e lindjes

SHKARKO APP