Rusia e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni
Ministria e Jashtme Ruse nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka bërë thirrje për normalizimin e krizës politike në Maqedoni dhe për të zgjidhur konfrontimin me mjete paqësore me respekt për veprimet e autoriteteve maqedonase.
Moska është e shqetësuar nga përshkallëzimi i krizës politike në Maqedoni, tha Ministria e Jashtme Ruse në një deklaratë këtë të enjte.
Kriza politike në shtetin ballkanik u përshkallëzua të martën pasi Presidenti Gjorge Ivanov nënshkroi një dekret për të ndaluar të gjitha procedurat ligjore ndaj politikanëve të vendit. Vendimi është kritikuar nga të dyja palët qeverisëse dhe opozitare, të cilët bëjnë thirrje për protesta kundër vendimit të presidentit, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
“Ne kemi marrë mesazhe në lidhje me konfrontimin politik në Maqedoni që po zhvillohet në Shkup. U bëjmë thirrje të gjitha anët [në konflikt] për t’u angazhuar në dialogun politik”, thuhet në deklaratë. Ministria e Jashtme Ruse ka bërë thirrje që të gjithë të përfshirët në konflikt ta zgjidhin me mjete paqësore e me respekt për veprimet e autoriteteve maqedonase.
Burimi:Sputnik News/Përshtati: Redjon Shtylla