Rusia paralajmëron krizë në Ballkan, gati bllokimi i marrëveshjes Maqedoni-Greqi
Moska nuk do të mjaftohet me dëbimin e diplomatëve grekë nga Rusia si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Athinës, por ka paralajmëruar se do të bllokojë në Këshillin e Sigurimit marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.
Mediat greke zbulojnë se ka patur një telefonatë të tensionuar mes ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias.
Ky i fundit i ka treguar homologut rus vijat e kuqe që Athina nuk lejon të tejkalohen, duke folur për vende të treta që janë angazhuar në sabotimin e marrëveshjes për çështjen e emrit.
Lavrov mësohet të ketë thënë se Rusia do të bllokojë marrëveshjen në Këshillin e Sigurimit të OKB, por Kotzias i është përgjigjur se marrëveshja është transparente dhe nuk mund të ndalet.
Dje, krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës së NATO-s morën vendimin e tyre për të Maqedoninë t’i bashkohet aleancës, me kushtin që të finalizojë të gjitha procedurat e brendshme që kanë të bëjnë me marrëveshjen për emrin.