Sa komunistë kishte në vitet 1941-1944 dhe sa u vranë

Emisioni “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora solli mbrëmjen e sotme një analizë me shifra të asaj që ka ndodhur me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Myftaraj: Debati për atë që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri ka shumë fjalë por në fund të fundit e vërteta shprehet me shifra. Kur flasim  për Luftë Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shqipëri, kemi parasysh se u jepet një rol parësor komunistëve, Partisë Komuniste të Shqipërisë si udhëheqëse e luftës. E vërteta shprehet në shifra. Sipas historisë zyrtare të kohës së komunizmit në vitin 1941 në Shqipëri kishte 200 komunistë, ajo që nuk e dimë është se gjysma e tyre ishin nga shqiptarët e ish-Jugosllavisë që kishin ardhur këtu për studime dhe punë. Gjysma ishin gjakovarë. Sipas historisë së Partisë së Punës së Shqipërisë të botuar në kohën e komunizmit dhe sipas historisë së LANÇ të botuar po në kohën e komunizmit, në 29 nëntor 1944, pra me çlirimin e vendit, në Shqipëri kishte 1000 komunistë. Në Shqipëri në luftë u vranë ose vdiqën në luftë 600 komunistë. Me një llogari të thjeshtë del se Shqipëria ka pasur gjithësej 1600 komunistë të angazhuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?