Sanksione Albin Kurtit? Mediat e huaja vënë theksin tek paralajmërimet e SHBA-së dhe BE-së
Kosova po kërcënohet me sanksione të rënda në rast se kryeministri Albin Kurti nuk iu përgjigjet pozitivisht kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për de-eskalim, zgjedhje të reja e kthim në dialog. Mes sanksioneve për Kosovën mund të jetë ngrirja e fondeve të BE-së, SHBA-së e projekteve të shumta, po ashtu edhe e procesit të liberalizimit të vizave e të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Në rast se Kurti vazhdon këmbënguljen e tij në veprimet në veri, Kosova nuk do ndihmohet nga partnerët ndërkombëtarë në “luftën” e saj me fushatën e Serbisë për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës, do ketë riorganizim të prezencës ushtarake e zvogëlim të kontingjentit të KFOR-it amerikan dhe përjashtim nga organizata të caktuara ndërkombëtare.
Derisa ndërkombëtarët presin për Kosovën të bëj hapa për depërshkallëzim dhe kthim në dialog, emisarët e SHBA-së dhe BE-së treguan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç është i gatshëm të ndihmojë në uljen e tensioneve në veri.