Seks për 300€ në rrugët e Prishtinës, prangoset shqiptarja dhe italiania
Prostitucioni vijon që të jetë i paligjshëm. Një 32-vjeçare shqiptare dhe një italiane 23-vjeçe, u arrestuan nga policia të hënën pasdite pasi akuzohen se ushtronin veprimtarinë e pristitucionit.
Ato u merrnin klientëve nga 300 euro në këmbim të marrëdhënies seksuale me njërën dhe 600 me të dyja njëkohësisht.
Pazarin për këto shërbime, vajzat që jetonin në rrugën “Abdullah Presheva” e bënin përmes internetit. Ato fillimisht u ndaluan për 48 orë, por me kërkesë të prokurorit, Gjykata ua caktoi paraburgimin prej një muaji.