Sekuestrohen 500 kg “miell” brenda kontenierëve me banane, vinte nga Ekuadori

Rreth 500 kg “miell” është sekuestruar në portin e Pireut në Greqi gjatë kontrollit të 100 kontenierëve me babane.

Mediet greke shkruajnë se ngarkesa vinte nga Ekuadori.

Raportohet për katër persona të arrestuar deri tani, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe janë shtrirë edhe në Selanik dhe qytete të tjera.

Operacioni nisi në fillim të gushtit, kur autoritetet greke kishin informacione për një ngarkesë të madhe në Athinë dhe Selanik.

 

SHKARKO APP