Sela kërkon zgjedhje të reja, nëse VMRO…

Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, i ka bërë thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të votojnë ligjin për PSP-në dhe formimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, nëse VMRO-ja i plotëson këto dy kërkesa, atëhere vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme edhe pse aktualisht në Maqedoni ka një shumicë parlamentare e cila nuk po formohet për shkak të bllokimit të Kuvendit nga kreu i parlamentit, i cili nuk po kalon në pikën e tretë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit, si dhe nga presidenti Ivanov, i cili ka refuzuar dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit.

“Kam ndjenjën sikur të kishim qenë në fushatë parazgjedhore. Kishit mandat, edhe atëherë ekzistonte deklarata, por problemi ishte PSP dhe jo deklarata. Dëshironi që t’i ikni përgjegjësisë,” ka thënë sot Sela.

SHKARKO APP