Serbët kundër NATO-s: Brohoritje pro Putin

Qindra nacionalistë serbë dhe prorusë e kanë mbajtur një protestë kundër marrëveshjes së qeverisë së Serbisë, e cila krijon lidhje më të afërta me NATO-n.

Gjatë protestës së djeshme në qendër të Beogradit, pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane kundër aleancës perëndimore ushtarake, kundër liderëve të Serbisë dhe e kanë bartur portretin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, së bashku me flamuj rusë.

Serbia ka lidhje historike me aleativ sllav, Rusinë, por kurrë nuk ishte pjesë e bllokut sovjetik dhe aktualisht dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, raporton agjencia AP nga Beogradi.

Presidenca ruse dhe organizatat e saj mediale në Serbi, e kanë lansuar një fushatë kundër perëndimit, përfshirë kundërshtimin e marrëveshjes aktuale të qeverisë, që trupave të NATO-s në Kosovë, tu lejohet kalim i papenguar nëpër Serbi, raporton REL.

Nacionalistët e krahut të djathtë dëshirojnë që Serbia kurrë të mos jetë pjesë e NATO-s, e cila e bombardoi këtë vend në vitin 1999, lidhur me Kosovën.

SHKARKO APP