Serbët në protestë kundër Vuçiçit dhe Listës Serbe: Tradhtarë
Aktualitet Rajoni E Diel, 8 Janar 2023 15:02
Këtë të dielë, një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut në një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe Listës Serbe.
Ata e akuzojnë Vuçiçin për “tradhti të lartë” dhe Listën Serbe për “tortura, pasurim, kërcënime e shantazhe”.
Protesta nisi pak pas orës 12:00 dhe të pranishmit mbanin në dorë një pankartë ku shkruhej “Vuçiç-Kosmeti nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, na shitët”.