Serbi, 500 refugjatë përballen me temperaturat e ulëta, jetojnë nën qiell të hapur
Më shumë se 100 imigrantë jetojnë në zonën e Soborit në veri të Serbisë, është thënë nga organizata me bazë në Francë.
Imigrantët kanë thënë se dëshirojnë të kërkojnë ndihmë në kampet e ofruara nga shteti mirëpo frikësohen se mund të largohen nga vendi, pasi ata planifikojnë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për të arritur në vendet e Evropës Perëndimore.
Komisariati serb për refugjatë, i cili është përgjegjës për kujdesin ndaj refugjatëve dhe imigrantëve, konsideron se ka mjaftueshëm hapësira për ata që paraqiten në qendrat për imigrim në Serbi.
Sipas të dhënave zyrtare në këto qendra aktualisht banojnë 4,150 persona.