Serbi, ministri i Brendshëm i shpall luftë mafias

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç paralajmëroi sot një godtje të ashpër ndaj të gjitha grupeve kriminele në vend, si dhe me individë brenda strukturave policore dhe të sigurisë të cilët në periudhën e fundit iu kanë ndihmuar në aktivitetet e tyre kriminale, raporton Anadolu Agency (AA).

“I shpallim luftë këtij lloji të mafias dhe hyjmë në të pa vonesa dhe rezerva. Kjo është një betejë e cila do të jetë e vështirë për policinë dhe agjencitë e sigurisë, por shteti në këtë betejë doemos duhet të fitojë”, tha Stefanoviç në konferencën për gazetarë sot në Beograd.

SHKARKO APP