Serbi, vritet me 60 plumba numri dy i klanit mafioz “Kavaç”

Një nga bosët e krimit në Serbi është vrarë natën midis 1 dhe 2 janarit. Davorin Baltic, 41 vjeç, qytetar malazez nga qyteti i Nikshiçit, u vra në Beograd ndërsa besohet të ketë pasur lidhje me klanin “Kavaç”.

Ai po ngiste një Golf 7 në komunën qendrore të Vracarit, kur dy persona hapën zjarr ndaj tij me armë automatike dhe pistoletë, duke e qëlluar me 60 plumba e duke e vrarë në vend.

Në pjesën e pasagjerit të makinës së tij ishte një polici, i cili nuk ka pësuar lëndime gjatë të shtënave me armë, shkruan të mërkurën e përditshmja Vecernje Novosti.

Gazeta shkruan se oficeri i policisë në detyrë është mik i ngushtë i bashkëshortes së të vrarit. Thuhet se pas vrasjes, ai mori pistoletën e tij dhe e hodhi në kazanin e plehrave.

Gazeta shkruar se Baltic, i cili ishte në kërkim nga policia, po shkonte pranë familjes së tij.

Polici u mor në pyetje pas incidentit dhe më pas u lirua, edhe pse mori pjesë në zhdukjen e provave materiale, shkruan gazeta.

Mediat serbe shkruajnë se Baltic ishte anëtar i nivelit i klanit “Kavaç” dhe se vrasja e tij ishte e mirëorganizuar. Rezultatet e para të hetimit tregojnë se ekzekutorët ishin të vetëdijshëm për sjelljes e tij dhe besohet se janë informuar vazhdimisht mbi lëvizjet.

Baltiç konsiderohet si bashkëpunëtori më i afërt i Radoja Zvicera, i cili është i klanit mafioz.

Baltiç është kërkuar nga policia malazeze për vrasjen e ish-deputeti të Aleancës Liberale, Sasha Markoviç në Budva, në prill të vitit 2015. Pas vrasjes së ish-deputetit, Baltiç u largua për në Serbi, megjithëse organet e hetimit atje nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij në vrasjen direkte.

Përveç disa vrasjeve, konfliktet midis klane kanë nisur në vitin 2014, pas humbjes së një ngarkese kokaine prej më shumë se 200 kg, e cila i përkiste klanit “Kavaç”.

Në këtë luftë, 20 njerëz janë vrarë përfshirë edhe viktima të pafsjshme.

Në shumicën e rasteve, vrasësit nuk janë gjetur, dhe në disa raste të tjera, vetëm ndihmësit e tyre.

Hetuesit kanë zbuluar se krerët e klanit kanë përdorur kanë përdorur identitete të rreme.

SHKARKO APP