Serbia anëtare në BE më parë se Shqipëria?
BE-ja duket se do hapë kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar për 7 milion më shumë njerëz. Sipas ”The Express”, Beogradit ju dha statusi i kandidatit në vitin 2012 por progresi ka qenë i ngadaltë e në mënyrë të përsëritur janë bllokuar diskutimet. Por me një lëvizje historike, Serbisë i është dhënë drita e gjelbër nga Brukseli për të filluar zyrtarisht negociatat.
Më tej në shkrim thuhet se: “Negociatat vijnë javë përpara referendumit të BE-së, duke shkaktuar frikën e anëtarësimit së Serbisë mund të çojë në një numër të madh të emigrantëve që do të shkojnë në Britani. Qytetarët serbë tashmë mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, por ata kanë nevojë për vizë për të vizituar Britaninë”.
Ish-ministër i kabinetit Iain Duncan Smith tha: “David Cameron tani ka nevojë për të përcaktuar se çfarë plani ka për të kufizuar presionet. Nëse do të votojnë për të qëndruar në BE, kjo do të merret për keq kur: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia do të bashkohet në BE”,- thotë ai.
Duke folur në vitin 2014, ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiç tha se bashkimi me bllokun e 28 vende anëtarësh, është një ngjarje ”e rëndësishme” për Serbinë. Z. Daçiç tha: “Më e rëndësishme ngjarje për Serbinë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”.
Kroacia, u bë pjesë e BE-së në vitin 2013. Sipas ” The Express”, ajo ka rënë dakord për të lejuar Serbinë që të fillojë negociatat për shqetësimet e një kompromisi do të adresohen në një mandat të BE-së. Ambasadorët nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm rënë dakord njëzëri për të ftuar Serbinë që të paraqesë qëndrimin e saj negociues nëse sistemin e saj gjyqësor dhe të drejtat themelore përmbushin standardet e BE-së.
Përshtati: Redjon Shtylla