“Serbia do shqyrtojë politikën e jashtme nëse për BE prioritet është Kosova”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka kundërshtuar deklaratat e ministrit të saj të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë dje se Serbia duhet të shqyrtojë pozicionin e politikës së jashtme nëse për BE-në prioritet është Kosova.

“Ministri Vulin e ka dhënë një mendim të tij personal, por qëndrimi shtetëror është diçka tjetër”, tha Brnabic.

Siç raportojnë mediat serbe, kryeministrja serbe ka thënë se “ne kemi punën tonë, e dimë qëllimin tonë strategjik që është Bashkimi Evropian. Jemi duke bërë hapa në këtë rrugë dhe mendoj se synimi ynë është thënë disa herë” përcjell Telegrafi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Serbia është absolutisht e hapur dhe e përkushtuar me të gjitha vendet”, ka thënë ajo, ndersa ka folur për ndryshimin e mundshëm të politikës së jashtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë një ditë më parë se duhet marrë parasysh ndryshimin e politikës së jashtme, nëse për BE-në është vendimtar vetëm qëndrimi ndaj problemit të Kosovës.

Vulin tha se BE përcakton kushtet për të cilat e di se nuk do të përmbushen, po kërkon justifikim që Serbia të mos jetë anëtare e saj.

“Këtë duhet pranuar dhe të vazhdojë në rrugën e vet”, tha Vulin duke komentuar deklaratën e bërë nga Shefi i BE i Delegacionit të BE në Serbi, Sem Fabrici, se qëndrimi ndaj Kosovës është një kusht kyç për hyrjen e Serbisë në BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?