“Serbia do të ketë një “Shqipëri të Madhe” në kufirin e saj”

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç deklaroi se Serbia pas disa vitesh do të ketë një ‘Shqipëri të Madhe’ pas nënshkrimit të demarkacionit.

Sipas Jeremiç nëse Kosova bëhet anëtare e OKB-së, nuk ka asnjë mekanizëm ligjor ndërkombëtar për të parandaluar dy anëtarë të OKB-së që të bashkohen në një shtet, shkruan portali “Kossev”.

Ish-ministrit të Jashtëm i Serbisë tha se bota është e shqetësuar dhe disa kryeqytete janë në mënyrë të qartë kundër kësaj.

SHKARKO APP