Serbia do të nisë punën për ndërtimin e gazsjellësit Serbian Stream
Kryeministrja serbe paralajmëroi dje ndërtimin e një gazsjellësi të ri. Serbian Stream do të sjellë gazin nga Bullgaria dhe do të zëvendësojë South Stream.
“Aktualisht po projektojmë linjën Nish-Dimitrovgrad dhe shumë shpejt besoj se do të fillojë ndërtimi”, tha ajo dje në Beograd.
Sipas Brnabiç, ky është një plan i qeverisë dhe një nga prioritetet në procesin e Berlinit, një linjë gazsjellësi për Bullgarinë, e cila bëhet një nga shpërndarësit e gazit në këtë pjesë të Evropës, nëpërmjet Turkish Stream.
“Kemi edhe një projekt për një terminal në Alekxandroupolis, e cila shkon drejt Greqisë.
Sigurisht kjo është një prej alternativave tonë të sigurimit të gazit”, tha ajo.
Duke iu referuar disa informacioneve jozyrtare, mediat kanë raportuar se si pasojë e këtyre planeve, Srbijagas, kompania shtetërore e gazit, do të marrë një hua afatshkurtër prej 15 milionë eurosh, para që do të shtojnë kapitalin e saj.
Kompania Serbian Stream do të bëhet kështu kontraktori më i madh për punimet në linjën e dytë të Turkish Stream, nga e cila Serbia do të furnizohet me gazin rus duke filluar nga viti 2019.
Nga Serbia, gazi do të transportohet nën ujë përmes Detit të Zi dhe do të shpërndahet edhe në vende të tjera të Evropës Juglindore, pasi linja e Ukrainës nuk do të përdoret më.
Në këto kushte, kredia e re e Srbijagas rrit kapitalin e kompanisë South Stream, e cila është e regjistruar në Serbi nën emrin South Stream Serbia AG, raporton e përditshmja “Blic”.
South Stream është projekti i braktisur për transportimin e gazit natyror nga Rusia nëpërmjet Detit të Zi, në Bullgari, Serbi, Hungari, Slloveni dhe Austri. Ky projekt pati krijuar debat për shkak të mospërputhjes së tij me ligjet e BE-së për konkurrencën.
(B92-TemA TV)