Serbia drejt legalizimit të kanabisit

Gazeta e ditës së sotme beogradase “Alo”, bënë të ditur se “projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për substancave psikoaktive arriti, dje, në Parlamentin e Serbisë, a me këtë është paraparë legalizimi dhe përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore”.

Po nga të njëjtat burime të “Alo”-s, mësohet se deputeti i Partisë së gjelbër Goran Çabrad, i cili e ka propozuar ligjin, ka deklaruar se qëllimi i projekt-ligjit është “mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut për të trajtuar të sëmurët në shërim dhe jetë”.

 “Në Serbi me kanabis ilegalisht shërohen me dhjetëra e mijëra pacientë. Vënien e tyre në të njëjtin nivel me kriminelët është një krim kundër qytetarëve “, ka thënë Çabrad, për gazetën “Alo”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji “Kanabis”, po arrin në Parlamentin serb, për të marrë dritën jeshile për përdorim të lirë në fushën e shërbimeve mjekësore, në ditën e inaugurimit të presidentit Aleksandër Vuçiq dhe pak ditë se sa të zgjidhet kryeministre historike e Serbisë “lezbejka”, Ana Bërnabiq. Me këto veprime Serbia, si një shtet shumetnik në rajon, për tu shkëputur nga mitologjia, po mundohet të gëzoj simpatinë e Evropës, për kinse rrugën e proceseve të saj integruese evropiane, kurse nga ana tjetër e ka zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe në një ngërç politik shizofrenik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sevdail Hyseni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?