“Serbia ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon”

Sipas raportit të fundit të Rregullit Ekonomik për Europën Juglindore, rritja ekonomike parashikohet të forcohet për vitin 2016, duke i hapur rrugë rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë. Rritja ekonomike në vitin 2016 pritet që të jetë 3.2%, krahasuar me nivelin 2.8% në vitin 2015, dhe të arrijë 3.5% në vitin 2018.

Rritja ekonomike në nivel rajonal vlerësohet të arrijë 2.7% në 2016, nga 2.2% që ishte në 2015. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të përshpejtohet në vitet 2017 dhe 2018.

Për sa i përket rajonit, Banka Botërore ka raportuar se Serbia është vendi me rritjen më të madhe ekonomike, ndërsa Kosova, me rritjen më të shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhet që ka përcjellë Banka Botërore:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të rriten, duke mbështetur punësimin dhe uljen e varfërisë.

Konsumi si pasojë e situatës së përmirësuar të tregut të punës.

Deficitet fiskale u ngushtuan dhe nivelet e borxhit pritet të bien.

Mjedisi i ndërlikuar global kërkon angazhim për të adresuar zhbalancimet fiskale, si dhe zbatimin e reformave strukturore.

Banka Botërore ka listuar rreziqet dhe mundësitë e rajonit.

Të jashtmet:

Paqëndrueshmëria e tregjeve ndërkombëtare financiare.

Politika shtrënguese monetare nga Rezerva Federale e ShBA.

Rritje më të ulët ekonomike se parashikimet në vendet kryesore partnere tregtare për eksportet e rajonit.

Dobësia e vazhdueshme e Greqisë.

Tensionet politike në Turqi.

Të brendshmet:

Zgjedhjet dhe pasiguria politike,

Por, cikli i ri politik ofron mundësi për progres./Monitor/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?