Serbia: Kështu do të bashkohet Kosova me Shqipërinë

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, pretendon se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, po përshpejton negociatat për demarkacionin e kufirit me Kosovën, në mënyrë që marrëveshja e Vuçiqit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të finalizohet në katër muajt e parë të vitit 2019.

Siç raporton FoNet, Jeremiq ka thënë se “Demarkimi i kufijve do të thotë se në anën tjetër të kufirit të mbetet 90 për qind e territorit të Kosovës, por edhe pjesët jugore të Serbisë, të cilën shqiptarët e quajnë Lugina e Preshevës”.

Ai gjithashtu tha se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, siç është Serbia sot dhe se nuk do të ketë pengesë në të drejtën ndërkombëtare për t’u bashkuar me Shqipërinë, përcjell Telegrafi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur flas për Shqipërinë e Madhe nuk flas përmendësh”, shtoi Jeremiq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-shefi i diplomacisë serbe, Jeremiq, theksoi se Serbia mund të përballet me kërkesa të reja territoriale “nëse ajo sot pajtohet që në paqe t’ia vizatojnë kufijtë e saj”.

“Vuçiq është i vetëdijshëm për këtë, por vizioni i tij për Serbinë është një ‘gardh’ i mallkuar”, thotë Jeremiq, duke shtuar se “presidenti serb është në konflikt me moralin dhe ndërgjegjen”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?