Serbia njeh Kosovën nëse merr Veriun? Çfarë thotë Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i është shmangur pyetjes lidhur me faktin nëse shteti i saj do ta njohë apo jo pavarësinë e Kosovës, nëse merr Veriun.

“Çfarëdo që unë mund të them mund të keqpërdoret në të mirë ose në të keqe. Sipas pozicionit tim, unë nuk mund ta imagjinoj që Serbia mund ta njohë Kosovën në atë formë dhe në atë mënyrë. Unë mendoj se jam liberale, por është një pyetje tmerrësisht emocionale dhe është shumë e vështirë të flasë lidhur me këtë”, tha Brnabiç.

Po ashtu ajo është ndalur edhe tek dialogu në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është shumë i vështirë dhe sfidues. Jam krenare që Serbia po punon me fleksibilitet dhe po iu reziston provokimeve nga Prishtina. Ne po provojmë që të zgjidhim këtë çështje përmes një kompromisi. Unë dëshiroj të shoh një zgjidhje. Do të dëshiroja që këtë konflikt të ngrirë të mos ua përcjellim gjeneratave të ardhshme. Është papërgjegjësi të thuhet se gjendja e status-quos është e mirë, disa politikanë opozitarë e thonë këtë”, tha kryeministrja.

SHKARKO APP