Serbia: Nuk do ta njohim Kosovën, as me çmimin e BE-së

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka deklaruar në Moskë se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, madje edhe nëse nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian.

“Serbia po zhvillon bisedime me BE-në dhe Prishtinën e po përpiqet që njerëzit në Kosovë të jetojnë mirë dhe në këtë na përkrah Rusia. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën, madje edhe nëse nduk do të mund të hyjmë në BE”, ka thënë Nikoliç në një intervistë për ‘Rusia 24’, duke iu përgjigjur pyetjes nëse hyrja e Serbisë në BE do të thotë largim i mundësisë për kthimin e Kosovës.

“Prandaj, kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Në konfliktin e Rusisë e të BE-së, e pësojnë edhe Rusia, edhe BE e edhe Serbia. BE-ja dëshiron të na tërheqë në anën e vet, por ne nuk jepemi, bashkëpunojmë edhe me Rusinë e BE-në dhe kur na vënë kusht, dyshojmë se na e duan të mirën”, ka thënë ai.

SHKARKO APP