Shala: Nëse qeveria e Kosovës nuk gjen një urë bashkëpunimi, do të kemi konflikt civil në vend

Përleshje masive fizike në parlamentin e Kosovës. Deputetët e opozitës, kryesisht të Partisë Demokratike të Kosovës, sulmuan fizikisht kryeministrin Albin Kurti, kur ky i fundit po mbante një fjalim në foltore lidhur me situatën në veri dhe marrëveshjen për qetësimin e situatës.

Eksperti Drizan Shala është shprehur se qeveria e Kosovës po tenton që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse qeveria nuk ndjekë ndonjë rrugë bashkëpunimi mund të kemi një konflikt civil në vend.

“Qeveria është duke tentuar për të krijuar një narracion në rast se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ajo që po ndodh sot në politikën kosovare është i ngjashëm me vitin 1999, ku qeveria duke mos gjetur një urë alternative për të krijuar një urë bashkëpunimi, është duke ndjekur një rrugë që mund të çojë deri në konflikt civil. Popullsia është ndarë në dy kahe në ata që mbështesin Kurtin dhe ata që janë kundër tij. Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë”,-tha ai.

SHKARKO APP