SHBA thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ulni urgjent tensionet, kthejuni procesit të normalizimit

Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Sekretari Amerikan i shtetit, Antony Blinken nxit Kosovën dhe Serbinë që në mënyrë urgjente të ulin tensionet dhe t’i rikthehen procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Gjatë përfundimit të samitit të NATO-s në Norvegji, Blinken përsëriti kërkesën ndaj palëve që të mos ndërmarrin veprime të njëanshme.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa urgjentë për ulur tensionet dhe që t’i rikthehen përpjekjeve për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve të udhëhequra nga Bashkimi Europian.

Mbështesim procesin e integrimit euroatlantik për Kosovën dhe Serbinë, por kriza aktuale e pengon dhe nuk e ndihmon aspak lëvizjen në atë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më e rëndësishmja është që të dyja palët të ulin tensionet dhe të ndalojnë së ndërmarri veprime të njëanshme. Ne kemi qenë shumë të qartë në shqetësimet tona për disa nga veprimet e fundit që janë ndërmarrë. Këtë ua kemi thënë drejtpërdrejtë liderëve të të dyja palëve, duke përfshirë kryeministrin Kurti”, tha Blinken.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?