Sherr masiv mes deputetëve për buxhetin

Shtyrje dhe përleshje mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës në Kuvendin e Serbisë, aty ku u fol për buxhetin. Konflikti ka ndodhur para foltores ku po flisnin ministrat. Në qendër të konfliktit ishin anëtarët e opozitës, mes të cilëve edhe kryetari i SSP-së, Dragan Dilas, pranë tij ishte edhe Radomir Lazoviç nga ZLF. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, i bëri thirrje sigurimit të reagonte dhe të qetësonte situatën.

Marinika Tepiç u ka derdhur verë disa deputetëve të mazhorancës qeverisëse, ndërsa deputetët e opozitës kanë fryrë vuvuzela dhe bilbila. Ka pasur edhe shtytje në ballkonin e kuvendit dhe rrëmbim të pankartës që tentuan ta vendosin deputetet, ku shkruhej: “Vajdutët e verdhë duan luftë, Serbia do punë”.

Brnabiç u kujtoi deputetëve se seanca filloi me një minutë heshtje dhe se fryrja e vuvuzelave dhe bilbilave është shkelja e viktimave. Fjalimi i kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, u pengua nga opozitarë me fishkëllima dhe me vuvuzelat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?