Sheshel thumbon presidenten kroate pas pafajësisë: Përgatitu, do të vizitoj!

Trembëdhjetë vjet pas dorëzimit të Vojislav Sheshelit në Tribunalin e Hagës, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) ka vendosur, në gjykimin e shkallës së parë që lideri çetnik Vojislav Sheshel nuk është fajtor për të gjitha akuzat.

E ndërsa pritej konferenca për shtyp në selinë e Partisë Radikale Serbe në Beograd, Vojislav Sheshel ka publikuar një postim në Twitter, adresuar presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, transmeton Telegrafi.

“Kolinda e dashur, përgatitu. Së shpejti do të vijë në një vizitë zyrtare!, është deklarimi zyrtar i Vojislav Sheshelit pas vendimit të Gjykatës në Hagë, me anë të të cilit ai u shpall i pafajshëm.

Rikujtojmë, Sheshel akuzohej për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci e Bosnjë, në periudhën 1991-1993.

SHKARKO APP