Shfaqen të qeshur, Kurti takim me Osmanin në ”ballkonin e hapur të qeverisë”. Një kunj për Ramën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ulur pasditen e së martës për një kafe me presidenten Vjosa Osmani dhe liderë të tjerë të institucioneve kryesore në vend.
Kurti ka publikuar në mediat e tij sociale një foto në të cilën shfaqet pranë Osmanit, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me presidenten, kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, shkruan Kurti në postim e tij në atë që duket si një lojë me fjalët.
Batuta e “Ballkonit të Hapur” është si një kunj ndaj kryeministrit Edi Rama që bëri çdo përpjekje për ta tërhequr Kosovën në ”Open Balkan”, që tashmë u mbyll.