Kamerat e sigurisë në një shtëpi kanë filmuar momentin kur dy të fëmijë romë kanë grabitur një të moshuar 82 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në Amycles Sparta të Greqisë, kur dy të mitur kanë sulmuar gruan e moshuar për ti marrë çantën.

Siç duket në këto pamje, gruaja pasi zbret nga taksia hyn në oborrin e shtëpisë, por dy fëmijë e kanë sulmuar atë deri në momentin kur i kanë marrë çantën.

E moshuara ka rezistuar, madje ajo është rrëzuar duke marrë lëndime ne fytyrë.

Ndërsa dy autorët u kapën më vonë nga policia.